Premier Liga angleze publikoi listë të kandidatëve për titullin lojtar më i mirë i ri për sezonin 2019/2020.

Kandidatë për çmimin janë: Din Henderson (Shefild Junajted), Trent Aleksandër – Arnold (Liverpul), Xhek Grilish (Aston Vila), Mejson Maunt dhe Kristian Pulishiq (Çellsi), si dhe Antoni Marsijal, Mejson Grionvud dhe Markus Rashford (Mançester Junajted).

Votimi në ueb faqen e Premier Ligës do të zgjat deri më 19 gusht.