Presidenti amerikan Donald Tramp ka deklaruar se do ta ftojë presidentin rus Vladimir Putin në samitin e zgjeruar të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara industriale (G7).

“Sigurisht që do ta ftoja në mbledhje. Mendoj se ai është faktor i rëndësishëm”, deklaroi Tramp, para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shtoi se po mendon në nëntor ta mbajë samitin pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Tramp paraprakisht tha se do të ftojë përfaqësues nga Rusia, Australia, India dhe Koreja e Veriut.