Tirana vijon të mbetet “kryeqyteti” i epidemisë Covid-19, ku sot janë shënuar një numër i madh rastesh pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë rreth 1600 mjekë familjeje në të gjithë vendin po ndjekin personat aktivë me Covid19 në që janë në banesë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Sot humbi jetën vetëm një person nga Covid-19.