– Barcelona u pajtua ta vazhdojë kontratën me portierin Mark-Andre ter Shtegen.

Sipas “Mundo Deportivo” kontrata e re me gjermanin 28 vjeçar do të llogaritet deri në fund të qershorit të vitit 2025. Marrëveshja aktuale e portiuerit me klubin katalonas vlen deri në fund të qershorit të vitit 2022.

Në sezonin 2019/20, Ter Shtegen luajti 44 ndeshje për Barcelonën dhe pranoi 41 gola. Portali, “Transfermarkt.com” e vlerëson portierin 72 milionë euro.

Paraprakisht në mediume kishte informata për interesimin e Çellzit për portierin gjerman.