Kryetari dhe Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së policisë së Maqedonisë (SPM), Marjan Kicev dhe Kiro Trajkovski sot patën një takim pune me drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike (BSP), Sasho Tasevski.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, në takim u theksua përkushtimi dhe detyrimi për vazhdimin e bashkëpunimit përmes promovimit të pozicionin social dhe ekonomik të punonjësve në Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe duke ngritur kështu nivelin e statusit profesional të nëpunësve policor.

“Është diskutuar edhe situata aktuale, problemet dhe fenomenet e tjera në ministrinë tonë dhe është rënë dakord që të vazhdohet procesi i dialogut shoqëror i cili për vite me radhë e udhëheq Sindikata e policisë së Maqedonisë si sindikatë e vetme përfaqësuese policore me qëllimin e vetëm – përmirësimin e gjendjes financiare dhe materiale të anëtarëve tanë, përmirësimi i kushteve të punës dhe të ngjashme”, kumtoi Sindikata e policisë së Maqedonisë.