Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu sot mbajti takim pune  me ambasadorin e Kosovës në vend, Gjergj Dedaj.

Ministri Nuhiu dhe ambasadori Dedaj shprehën kënaqësi  nga bashkëpunimi i deritanishëm  mes ministrive për Punë të brendshme, por edhe mes  dy vendeve miqësore fqinje.

Siç kumtoi MPB, Nuhiu e ka shfrytëzuar takimin e sotëm  edhe në gjendjen aktuale të pandemisë me Kovid-19 ka kërkuar nga Dedaj të ndërmjetësojë  me autoritetet në Prishtinë të shqyrtohet  mundësia shtetasit e vendit gjatë tranzitit nëpër Kosovë  të mos bëjnë PCR test, për çka ambasadori  ka thënë se kërkesa  do të transmetohet nga ana e tij, ndërsa ministri  Nuhiu do të njoftohet për vendimin.

Në takim është biseduar edhe për zgjedhjet e mëparshme të mbajtura të jashtëzakonshme parlamentare, aktivitetet  të cilat ndërmerren pas përfundimit të tyre, si dhe aktivitetet të cilat Ministria e Punëve të Brendshme  në suaza të kompetencave të tyre i ndërmerr  në ballafaqimin me pandeminë globale KOVID-19.