Ditët e para të gushtit e mbushën Strugën me turistë. Pas gati gjysmë viti pa punë, një gjë e tillë solli pak optimizëm në qytet. Por ata kanë frikë se nëse nuk ka ndihmë nga shteti, nga shtatori mund të jetë shumë më keq, gjegjësisht do të ketë zvogëlim të vizitave turistike dhe largime nga puna.

“Ne ishim para shtatë ose tetë viteve dhe tani jemi përsëri këtu. Më pëlqen më shumë Struga dhe është më mirë. Çmimet janë të qëndrueshme.”

“Unë jam nga Holanda. Ne jemi këtu për herë të shtatë dhe vij çdo vit. Më pëlqen shumë dhe qëndroj tre javë. Është bukur”.

Por banorët e Strugës kanë frikë se rritja e numrit të mysafirëve në qytet dhe mosrespektimi i masave për distancë sociale dhe maska, mund të jenë arsyeja e rritjes së numrit të infektuarve nga Covid 19.

“A i respektojnë masat shumica e njerëzve në Strugë këto ditë apo jo? Jo. Shumica nuk i respektojnë masat, përfshirë edhe mua. Nuk mbaj maskë, nuk mund ta mbaj, më pengon”.

Numri i pacientëve me Kovid 19 në Strugë dhe rrethinë është pothuajse i njëjtë çdo ditë, dhe shumë shpesh ai numër është dyshifror.

“Gjërat po ndryshojnë në Strugë. Filluam nga Llabunishta. Tani janë Ladorishti, Frëngova, Veleshta. Këto janë fshatrat rreth të cilave tani sillet. Çdo gjë është nën kontroll- deklaroi Sasho Toçkov-Qendra për Shëndet Publik.

Pasi spitali i Strugës nuk ka asnjë komunikim me spitalin e Ohrit, Spitali i cili është qendër rajonale, dy muaj të gjithë pacientët pozitiv me Kovid nga Struga trajtohen në repartin e për sëmundje interne, ku aktualisht janë 12 pacientë. Në dispozicion kanë 25 shtretër, por thonë se nuk kanë kapacitet të pranojnë më shumë pacientë sepse nuk kanë repart infektiv.