Kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski sot pati takim me ambasadorin e Kinës në vend, Xhang Xuo, në të cilin e theksoi solidaritetin e lartë dhe bashkëpunimin e mirë mes dy shteteve gjatë pandemisë të shkaktuar nga Kovid-19.

Në takim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, ambasadori Xhang transmetoi përshëndetje deri tek kryeministri Spasovski nga kolegu i tij kinez Li Keçijang, me ç’rast dy bashkëbiseduesit vlerësuan se shteti ynë përballet mirë me pasojat nga pandemia në planin shëndetësor dhe ekonomik. Spasovski iu falënderua Kinës për ndihmën në materiale mjekësore dhe sanitare dhe për përvojat e ndara rreth përballjes me virusin dhe shprehu pritje për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Është shprehur edhe përcaktim i përbashkët edhe për zhvillimin e bashkëpunimit në kuadër të iniciativës 17+1, në fushat si: bujqësia, infrastruktura, energjetika, arsimi dhe kultura.

Në takim është theksuar se Kina është përcaktuar ndaj multilaterizmit dhe në atë drejtim e mbështet avancimin e shtetit tonë në integrimet euroatlantike,

“Kjo Qeveri, në kushte të krizës shëndetësore botërore, me sukses ka organizuar dhe ka zbatuar zgjedhje korrekte dhe demokratike, siç i ngjan vendit anëtar të NATO-s, që është në prag për të filluar negociata me BE-në. Pres në kuadër të afateve kushtetuese dhe ligjore të kemi Qeveri të re, që do të vazhdojë fuqishëm përmes rrugës së eurointegrimeve. Qeveria e re ka për qëllim fuqishëm të përkushtohet në ekonominë, me qëllim të avancimit të cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët”, porositi kryeministri Spasovski.

Në atë drejtim, në takim së bashku u konstatua se ekziston bazë stabile për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve ekonomike mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe RP të Kinës, qëndron në kumtesë.