Qyteti i Shkupit informon se gjatë javës së kaluar (nga 30 korriku e deri më 5 gusht) me automjetin special “karrotrec” janë larguar gjithsej 136 automjete nga sipërfaqet publike.

“Nga numri i përgjithshëm dhe të larguara të automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt, 17 janë larguar nga parkingjet zonale, ndërsa 119 automjetet e tjera me urdhër të policisë së trafikut mbi bazë të veprave të kryera: parkim në rrugë, akseve të biçikleta, vendkalimeve për këmbësorë, trotuare, sipërfaqe të gjelbër, në kundërshtim me shenjat e trafikut, si dhe pas thirrjes së presonit të tretë”, thonë nga Qyteti.

Kontrollorët e parkingjeve zonale në periudhën e njëjtë janë sanksionuar gjithsej 170 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, gjegjësisht për mospagesë së shërbimit për parking. Prej tyre, 17 automjete janë larguar me karrotrec, për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar në parking.

Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit” u bëjnë apel qytetarëve ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet e tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t’i parkojnë ekskluzivisht në vendet e shënuara.

“U bëjmë apel shfrytëzuesve të shërbimeve për parkim, me kohë ta rregullojnë pagesën për shërbim të parkingut, që të mos sanksionohen dhe të mos u vendoset bllokues në rrota. Pagesa për shërbim të parkingut mund të bëhet përmes mesazheve SMS apo me kartelë gërvishtëse”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.