Të paktën 11 punëtorë kanë gjetur vdekjen dhe tre të tjerë janë plagosur kur një vinç gjigand u shemb në një impiant detar në Visakhapatnam të Indisë.

Aksidenti ndodhi sot pasdite teksa vinçi ishte duke bërë testime me ngarkesat. Tragjikisht punëtorët që ishin aty pranë mbetën të bllokuar nën rrënoja.

Komisionari i policisë së Suresh Babu tha se grupet e shpëtimit në skenë po përpiqeshin të prisnin vinçin për të hequr pjesët e tij.

T mobile In article 1

Administratori Vinray Chand, tha se shumica e viktimave ishin punëtorë të ngarkimit.

Policia tha se ka nisur hetimet dhe krerët e impianteve Hindustan Shipyard, po kryenin një mbledhje për incidentin.