Më shumë se 18.8 milionë raste të koronavirusit janë regjistruar në botë, më shumë se 11.3 milionë njerëz janë shëruar, dhe rreth 707.000 kanë vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Në Francë janë regjistruar 1.695 raste brenda një dite, numri më i lartë pas dy muajsh, ndërsa janë regjistruar më shumë se 30,000 vdekje.

Franca nuk është i vetmi vend evropian ku numri i rasteve po rritet përsëri – Spanja regjistroi 1.772 raste të reja të mërkurën, që është rritja më e madhe që nga heqja e masave kufizuese në nivelin e të gjithë vendit.

Qeveria amerikane ndërkohë ka porositur 100 milionë doza të një vaksine eksperimentale të koronavirusit.

Kompania Johnson & Johnson ka njoftuar se ka nënshkruar një kontratë në vlerë një miliard dollarë, duke shtuar se qeveria mund të porosisë 200 milionë doza shtesë në një fazë të mëvonshme të zhvillimit të vaksinave.