Një rrahje ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Mitrovicës rreth orës 18:00.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahiti nga Policia e Kosovës.

“Një rrahje ndërmjet disa personave është raportuar rreth orës 18:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, lidhur me rastin aktualisht policia është duke intervistuar tre persona në cilësi të të dyshuarve, ndërsa dy persona tjerë kanë kërkuar tretman mjekësor. Rasti është duke u trajtuar”, ka konfirmuar Zahiti.

T mobile In article 1

Gazeta Express ka siguruar fotografi ku shihet një makinë e tipit VW Golf V me njolla gjaku si rezultat e përleshjes së të rinjve.

Aktualisht Policia e Kosovës është duke intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve dhe gjithashtu rasti është duke u trajtuar…