Nga 2 gushti i vitit 1903, shënohen 117 vite nga kryengritja e Ilindenit. Deri sot historian të ndryshëm kan pasur dhe qasje të ndryshme argumentuese ndaj dilemave të pozitës dhe kontributit të shqiptarëve në këtë kryengritje.

Varësisht nga rrethanat politike, janë hedhur dhe koncepte politike duke u përvetësuar njëherë si kryengritje Bullgare, pastaj Maqedonase dhe në raste nevoje edhe si element i bashkim vëllazërimit.

Ky keqpërdorim, sipas historianit Skender Hasani, vjen si pasojë e mungesës së qasjes hulumtuese nga historiografia shqiptare.

Hulumtimet e fundit të ITKSH-së në bashkëpunim me historian amerikan lënë të kuptohet që rilindja kombëtare shqiptare dhe organizata revolucionare maqedonase kanë pasur pikëtakime gjatë shekullit XIX, dhe kjo frymë mendohet të ketë përcjellur edhe kryengritjen e Ilindenit.

T mobile In article [1]

“Ne kemi ardhur në përfundim se ky bashkpunim ka qenë shumë i thellë. Do ti përmendi vetëm disa argumente, në shekullin XIX dhe XX, këto dy popuj kanë qenë nën trysninë e asimilimit, ose shfarosjes nga këto troje, nga propaganda serbe , greke dhe e perandorisë osmane, nga e cila nuk janë njohur si kombe dhe jo rastësisht në periudhën e shekullit XIX dhe XX , korespondonte edhe me fokusimin e bordit Amerikan ose misionit Amerikan këtu në ballkan në përmjet protestanizmit, ku ata me konceptin e tyre illuminist që bibla të shkruhet në gjuhën e popullit, është bartur në ngritjen e rilindjeve edhe maqedone edhe shqiptare dhe jo rastësisht ne kemi disa qendra të rëndësishme të këtij bordi Amerikan në Samakov, në Sofie, në Selanik dhe në territoret shqiptare në Manastir-Korçë dhe në Elbasan” – tha Drejtori i ITKSH-së, Skender Hasani.

Sipas historianit Skender Hasani koncepti që ka dominuar në shekullin XX është edhe udhërrëfim i shekullit XXI, dhe duhet të jetë si përçues për të ndërtuar një Maqedoni të konceptit Evropian me miqësinë e përhershme me shtetet e bashkuara të Amerikës.

“Është edhe një fakt tjetër, sepse ishte kufiri anësor i vilajeteve shqiptare të banuara me shqiptar dhe Krusheva në atë periudhë ka qenë edhe e populluar me shumicë shqiptare, që do të thotë se këto elemente nuk kanë mundur të mos jenë në frymën e kësaj kryengritje” – shprehet Hasani.

Instiuti për trashëgimi shpirtërore së shpejti do të dalim me botimet dhe argumentimet lidhur me kryengritjen e Ilindenit. TVM2