Autoritetet iraniane njoftuan sot se kishin regjistruar 2 685 raste me koronavirusin e ri në 24 orët e fundit, një rekord që prej rreth një muaji në Iran, që po përballet me një rritje të rasteve me COVID-19 që prej fundit të qershorit.

“Ne kemi humbur fatkeqësisht 208 nga bashkëatdhetarët tanë të prekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit”, theksoi zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, në një konferencë shtypi duke e çuar bilancin total të viktimave në 17 190 në Iran.

T mobile In article [1]

Republika Islamike po përballet që prej fundit të qershorit me një rritje të vdekshmërisë ditore si pasojë e COVID-19, gjë që ka detyruar qeverinë ta bëjë mbajtjen e maskës të detyrueshme në ambientet e mbyllura, raporton ATSh.

Sipas Lari, situata është shqetësuese në 25 nga 31 provincat e vendit, përfshirë dhe Qom vatra e parë e sëmundjes në muajin shkurt, që ka regjistruar një rritje të fortë të rasteve dhe të të shtryarve në spital si pasojë e COVID-19 në muajin mars.