Përforcimi i mëtutjeshëm i OSBE-së dhe qasja e saj gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë janë shumë të lidhura me respektim dhe zbatim të plotë të parimeve dhe obligimeve bazë të përmbajtura në Aktin përfundimtar nga Helsinki, deklaroi kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama sot në shënimin e 45 vjetorit të dokumentit.

Rama, vendi i të cilit sivjet është kryesues i Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, shtoi se Akti përfundimtar nga Helsinki është kyç për përmirësimin e sigurisë (të shteteve dhe qytetarëve) gjatë më shumë se katër dekadave në 47 vende anëtare të OSBE-së dhe 11 partnerëve.

“Procesi i Helsinkit ka dhënë kontribut kyç për uljen e tensioneve dhe krijimin e kushteve që sollën deri në fund të Luftës së ftohtë”, përkujtoi Rama.

T mobile In article 1

Ky proces, i cili filloi në vitin 1975, mundësoi kalimin nga konfrontimi në bashkëpunim dhe e hapi rrugën për krijim, në vitin 1995, të organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë.

Rama theksoi se mënyra e vërtetë që të theksohet rëndësia e Aktit përfundimtar të Helsinkit është urgjent që të bëhet tentim që të realizohet vizioni i atij dokumenti për fillimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe përmbajtje ndaj obligimeve.

Ai përkujtoi se këtë marrëveshje historike e kanë arritur një grup i llojllojshëm i vendeve të cilat nuk kanë dhënë qasje të përbashkëta për të gjitha çështjet