Me marsh prej tre lokacioneve në sheshin e qytetit në Tetovë disa mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në protestën e dytë me radhë në shenjë revolte për shkak të rritjes së çmimi të energjisë elektrike. Sipas paralajmërimeve të cilat u bënë në rrjetet sociale marshi filloi në orën 18:00, prej tri pikave të qytetit – Monopoli, lokacioni në rrugën “Ilindenska” rrethrrotullimi për te Blloku 82 dhe Potoku. Më pas të gjithë u tubuan tek rrethrrotullimi tek sheshi.

Përfaqësuesit e Këshillit organizativ para qytetarëve i lexuan sërish kërkesat.

“Kërkesat e këshillit organizativ janë: Komisioni Rregullator menjëherë ta shfuqizojë vendimin për rritjen e çmimit dhe ta ulë çmimin për 46 për qind. Së dyti, Qeveria ta heqë monopolin e shërbimeve për EV-në dhe t’i japë fund sjelljes jonjerëzore ndaj konsumatorëve, si edhe ta zvogëlojë tatimin e vlerës së shtuar prej 18 në 5 për qind. Kuvendi ta pezullojë Komisionin Rregullator pasi shërben vetëm për apetitet e grupacioneve të biznesit të cilat në mënyrë serioze e dëmtojnë buxhetin familjar të qytetarëve të varfër. Kërkesa e katërt dhe e fundit është Kuvendi të formojë organ arbitrar të pavarur i cili do ta verifikojë cilësinë e shërbimeve dhe do t’i adresojë ankesat e qytetarëve për kompanitë e tilla korporative mitmarrëse”, theksuan përfaqësuesit e këshillit.

Pas kërkesave të theksuara grupet u shpërndanë në mënyrë të qetë. Mbrëmë dy automjete të EVN-së u është vënë flaka dhe janë djegur, për çka policia e mori në pyetje, K.O. (43).