Sekretari shtetëror amerikan, Majk Pompeo ka paralajmëruar se do të vizitojë disa vende evropiane. Turneu do të fillojë më 11 gusht dhe do të përfshijë Poloninë, Republikën Çeke, Slloveninë dhe Austrinë.

Ky do të jetë “një turne shumë i rëndësishëm dhe i frytshëm”, tha Pompeo.

Siç transmeton Dojçe vele ai ka komentuar edhe bisedimet me Rusinë për stabilitetin strategjik.

“Ne kemi arritur përparim. Patëm dy takime. Shpresoj se do të mbahet edhe një takim tjetër së shpejti”, shtoi ai.

Konsultimet midis dy delegacioneve, në të cilat u diskutua për çështje të sigurisë ndërkombëtare dhe kontrollit të armëve u zhvilluan nga 27 korriku deri më 30 korrik në Vjenë.

Në muajt e fundit, ushtria amerikane është përqendruar në mbrojtjen e satelitëve të saj nga vendet konkurruese. Armët anti-satelitore të këtyre vendeve përbëjnë një kërcënim për grupin orbital amerikan.

Komanda hapësinore kohët e fundit kumtoi se ka prova se Rusia ka testuar armë raketore hapësinore. Moska i hodhi poshtë këto akuza