Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 pacientë në Maqedoninë e Veriut dhe janë infektuar me koronavirus 113 persona. Një ditë më parë u shënua numri më i ulët i rasteve ditore me Covid-19 ku ishin 88 raste të reja dhe 5 viktima.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut bën me dije se në Shkup janë regjistruar 35 raste të reja, Kumanovë-12, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-1, Manastir-7, Ohër-6, Gostivar-15, Koçani-2, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Valandovë-1, Vinicë-1.

Të dhënat e ditës së sotme tregojnë se totali i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 11399, numri i personave të shëruar është 7480.

Gjithsej 517 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 3402 raste aktive me koronavirusin e ri.