Pesë të sapoinfektuar, shtatë të shëruar dhe një i vdekur, është bilanci i sotëm i Kovid në Kërçovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me KOVID-19 në këtë komunë arriti 225 persona prej të cilëve 125 janë aktivë, 90 të shëruar ndërsa dhjetë kanë vdekur.

“Sot i kemi pesë persona të sapoinfektuar dhe të gjithë mjekohen në kushte shtëpiake nën mbikëqyrjen e mjekut amë dhe kuptohet se janë në izolim. Janë edhe shtatë të shëruar por për fat të keq, sot një paciente e moshës 80-vjeçare e humbi betejën me koronavirusin”, informoi dr. Xhabir Bajrami, anëtar i Shtabit komunal të krizave.

Ai bën apel që qytetarët t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje të dhëna prej institucioneve kompetente shëndetësore.