Stuhia e mbrëmshme ka lënë pas një person të lënduar në komunë e Ferizajt.

E veç të lënduarit, breshri e shiu i rrëmbyeshëm ka lënë pas edhe dhjetëra dëmtime të rënda.

Stuhi e breshër në Ferizaj, lëndohet një person e shkatërrohen disa shtëpi e vetura

Shiu i rrëmbyeshëm, e la me lëndime të riun nga Ferizaj.

I njëjti në mbrëmjen e të premtes, është lënduar nga pjesë materiale të shtëpisë, të cilat ishin dëmtuar gjatë stuhisë.

E dëme të tjera materiale kishte edhe tek banorët e tjerë të fshatit Sojevë të Ferizajt.

T mobile In article 1

Shtëpi, vetura e oborre u dëmtuan rëndë nga breshëri e stuhia.

Ka nga ata banorë, që stuhia i ka frikësuar për vdekje.

E për të parë nga afër dëmtimet që ishin bërë, në terren dolën zyrtarët komunalë.

Sipas tyre 5 fshatra janë goditur nga stuhia, e vetëm një person është i lënduar.

Mirëpo ende nuk e dijnë se sa ka shkuar vlera e dëmeve.

Breshër e stuhi ka pasur edhe në fshatrat e Drenasit.