Autori i aksidentit me një viktimë mbrëmjen e të mërkurës në qytetin e Elbasanit është shtetasi me inicialet Sh.B., 20 vjeç. Mësohet se ai ka ikur nga vendi i ngjarjes pasi përplasi shtetasin D.Gj., 57 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Sipas policisë 20-vjeçari kishte marrë me qira një makinë tip “BMW” dhe me të po lëvizte kur ndodhi aksidenti.

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbremjen e djeshme te sheshi “Gensher”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip BMW të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj., 57 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ështe larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia.