Më shumë se dy e treta e prindërve/tutorëve ose 68,7 e tyre pranojnë, gjegjësisht do të zgjidhnin qasje paralele – mësim të kombinuar me prani fizike dhe mësim onlajn të fëmijëve. Gjatë kësaj, secili nga prindërit/tutorët thekson se pavarësisht asaj se a është për qasje të kombinuar ose për mësim onlajn, në asnjë rast nuk do të mbështesnin mësim me prani fizike të fëmijëve të tyre nëse ka numër të madh të të infektuarve, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i Ambasadës së Parë të Fëmijëve në Botë Megjashi.

“Qëllimi i analizës është që të shihen qëndrimet, mendimet dhe rekomandimet e prindërve, sepse vlerësojmë se është kyçe që të njëjtat të merren parasysh gjatë sjelljes së çfarëdo lloj vendimesh sa i përket realizimit të procesit arsimor të fëmijëve nga shtatori, i vitit 2020. Marrë në përgjithësi, rezultatet tregojnë se edhe pse prindërit/tutorët kanë qëndrime të ndryshme për pyetjen se për çfarë lloji të mësimit janë nga shtatori, karakteristike është kujdesi i përbashkët për shëndetin e fëmijëve. Të gjithë, pa marrë parasysh se a do të jetë mësimi onlajn ose në shkollë ose i kombinuar… më të rëndësishme e kanë që fëmijët të jenë të shëndoshë dhe të sigurt”, tha në konferencën e sotme për media Dragi Zmijanec nga Megjashi.

Ai potencoi se analiza e rezultateve nga hulumtimi ka treguar se më me rëndësi për prindërit është shëndeti dhe siguria e fëmijëve, që si kusht e kanë theksuar 26 për qind e të anketuarve, më tutje higjiena dhje dezinfektimi i hapësirave të shkollës (23,4 për qind e të anketuarve), si dhe numri më i vogël i nxënësve në një hapësirë dhe mbajtja e distancës/masa për mbrojtje, kusht për të cilin janë deklaruar 22,3 për qind e të anketuarve.

“Si kusht më i sigurt për zbatimin e procesit arsimor renditet ‘Mësimi onlajn, nëse Qeveria ndalon mësimin në shkolla për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve’ nga gjysma ose 50.8 përqind e të anketuarve. “Mësimi i kombinuar me mësimin onlajn dhe mësimi në një shkollë me një numër të zvogëluar të nxënësve të pranishëm dhe me të gjithë protokollet e ruajtura për sigurinë në shkolla” është zakonisht gjendja e renditur e dytë nga 44.7 për qind e të anketuarve, dhe më shpesh si kusht i rangut të tretë është kushti “Mësimi në shkollë për të gjithë fëmijët e ndarë në grupe më të vogla, të cilat do të shkojnë në ndërrime me të gjitha protokollet e vëzhguara për sigurinë në shkolla”, edhe atë 35.3 përqind e të anketuarve”, tha Zmijanac.

Sa i përket mundësive që t’iu ndihmojnë fëmijëve të tyre në nxënien e përmbajtjeve arsimore, gjysma e të anketuarve ose 49,9 për qind janë deklaruar se pjesërisht kanë kohë dhe mundësi që t’iu ndihmojnë fëmijëve të tyre në zotërimin e përmbajtjeve mësimore. Një e treta e të anketuarve ose 33 për qind janë deklaruar se kanë kohë dhe mundësi që t’iu ndihmojnë fëmijëve të tyre në zotërimin e përmbajtjeve mësimore. Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 16,7 për qind janë deklaruar se nuk munden gjegjësisht nuk kanë kohë dhe mundësi t’iu ndihmojnë fëmijëve të tyre në zotërimin e përmbajtjeve mësimore.

Shqetësimi më i madh nëse fillohet me shkuarje fizike në shkollë për 39,7 për qind e të anketuarve paraqesin rreziqet gjatë rrugës deri në shkollë dhe kthimit në shtëpi – autobus, shoqërim pas orëve…, ndërsa shqetësim të madh për 30,7 për qind të të anketuarve paraqet edhe numri joadekuat i fëmijëve në një klasë.

Gati gjysma e prindërve ose tutorëve – 47,3 për qind, vlerësojnë se mësimi i deritanishëm onlajn ose mësimi nga largësia pjesërisht i ka përmbushur nevojat e nxënësve. Për gati përafërsisht të të anketuarve – 43,6 për qind kjo metodë e mësimi aspak nuk i ka përmbushur nevojat e nxënësve. Për vetëm 9,2 për qind të të anketuarve, mësimi onlajn ose mësimi nga distanca në tërësi i ka përmbushur nevojat e nxënësve. Pjesa më e madhe e të anketuarve ose 58,2 për qind vlerësojnë se fëmijët e tyre përmes mësimit onllajn kanë marrë nota më të mira, por, me dituri më të vogla.

Gati dy e treta ose 64,3 për qind e të anketuarve kanë kushte adekuate hapësinore teknike për ndjekje të mësimit onlajn, 28,7 për qind e tyre janë deklaruar se pjesërisht disponojnë me kushte adekuate hapësinore dhe kushte teknike për ndjekje të mësimit onlajn, ndërsa 6,4 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se nuk disponojnë me kushte adekuate hapësinore dhe teknike për ndjekje të mësimit onlajn.

Hulumtimi ishte realizuar në bazë të Anketës – të realizuar në mostrën reprezentuese kombëtare, me short, përmes internetit, në periudhën prej 22 korrik deri më 3 gusht dhe janë përfshirë 1.003 të anketuar.