Pa energji elektrike nesër për disa orë do të mbeten shfrytëzuesit në disa pjesë të komunave Karposh, Qendër dhe Kisella Vodë.

Siç kumtoi QRMK pas njoftimit nga EVN Maqedoni SHA, ndërprerja me energji elektrike është për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara teknike në sistemin elektrik.

Pa rrymë, në periudhën prej 08:30 deri më 13:00 do të jenë shfrytëzuesit në Parkun e Qytetit në afërsi të restorantit “Ballkanika” në Komunën e Karposhit, ndërsa në periudhën prej 8:30 deri më 14:00 shfrytëzuesit nga rruga “Orce Nikollov” nga numri 162 deri në numrin 172 dhe rruga “Mirka Ginova” nga numri 1 deri në numrin 27 në Komunën Qendër.

Në periudhën prej 8:30 deri në 14:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Kiro Kërstevski” dhe “Emil Zola”, ndërsa prej 8:30 deri 15:30 shfrytëzuesit e rrugës “Marko Oreshkoviq” në komunën Kisella Vodë.