Më shumë se 100,000 raste të Kovid-19 regjistrohen çdo ditë në kontinentin amerikan, gjysma e të cilëve janë në SHBA, ndërsa ka vatra shqetësuese në vendet që e kanë kontrolluar deri tani epideminë, si Argjentina dhe Kolumbia, deklaroi sot drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Karisa Etjen.

“Rajoni ynë është ende në sulmin e Kovid-19”, tha ajo në konference virtuale në Uashington të cilën e realizoi me drejtorët e tjerë të organizatave shëndetësore pan-amerikane.

Ajo gjithashtu tha se çrregullimi i shërbimeve të tjera shëndetësore përbën një kërcënim të rritjes së sëmundjeve që kanë qenë nën kontroll, siç janë tuberkulozi, HIV dhe hepatiti.