Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) apelon për ndihmë prej 15 milionë dollarëve amerikanë për mbulimin e nevojave urgjente shëndetësore të Libanit, pas shpërthimit katastrofik në portin në Bejrut, në kushte të krizës ekonomike dhe rritjes së rasteve me koronavirus.

Shpërthimi, në të cilin e humbën jetën më shumë se 150 persona, ndërsa u lënduan më shumë se 5.000, gjithashtu shkatërroi 17 kontejnerë me pajisje mjekësore të OBSJ-së, duke përfshirë edhe pajisje për mbrojtje personale, kumtoi zyra rajonale për Lindjen e Afërt.

Në zonën e prekur nga shpërthimi, pesë spitale nuk funksionojnë ose funksionojnë pjesërisht, ndërsa shumë qendra dhe institucione shëndetësore për kujdes parimor janë shkatërruar ose nuk funksionojnë.

“rreth 300.000 persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe u nevojitet ushqim ose strehim, që gjithashtu paraqet rrezik nga përshpejtimi i përhapjes së Kovid-19 dhe sëmundje të tjera”, ka thënë Iman Shankiti, përfaqësues i OBSH-së në Liban.

OBSH-ja theksoi se së bashku me universitetin amerikan në Bejrut, planifikon vlerësim të ndikimit të shpërthimit të shkaktuar nga amonium nitrati ndaj mjedisit jetësor.