Dafina Zeqiri ka publikuar imazhet për projektin e shumë përfolur ku paraqitet si nuse.

Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe duke treguar dukjen e saj për të cilën po flitet shumë këto ditë.

Artistja shihet si një nuse, kombinuar me tradicionalen dhe modernen dhe shfaqet si nuse që nuk keni parë asnjëherë më parë, shkruan Gazeta Express.

Në këto poza këngëtarja shihet në pozitën duke qëndruar gati për ‘të marrë dorë’, me sytë mbyllur e duke iu hequ shamia e kuqe nga koka.

Këtë postim Dafina e ka përshkruar vetëm me shenjën e dollarit, ndërsa ende nuk po tregon ndonjë detaj për këtë projekt, për emrin e këngës apo për datën e publikimit.

Kënga pritet të jetë pjesë e videoklipit ‘Dafinë moj…’ që këngëtarja do të nxjerrë këtë vit, i cili duket se do të ketë edhe përmbajtje folkorike dhe këtë e paralajmëron edhe në projektin ku shfaqet si nuse.