Në vend për momentin aktivë janë gjithsej 3.700 raste të Kovid-19, më shumë raste janë regjistruar në Shkup 1.426. Sipas distribuimit të rasteve aktive sipas komunave në Shkup më shumë ka në Çair-168, Aerodrom-161 dhe Kisela Vodë 158.

Gazi Baba ka 139 raste aktive, Qendra dhe Karposhi nga 128, Shuto Orizara 113, ndërsa Gjorçe Petrovi 101.

T mobile In article 1

Vijojnë komunat me më pak se 100 raste aktive në territorin e tyre:-Çair- 168• Aerodrom – 161• Butel – 92• Gazi Babë – 139• Qendër – 128• Karposh – 128• Saraj – 70• Kisella Vodë- 158• Gjorçe Petrov – 101• Studeniçan – 54• Shuto Orizare – 113• Haraçinë – 24• Ilinden – 23• Petrovec – 17• Çuçer Sandevë – 10• Sopishtë – 20• Zelenikovë- 8• Të huaj – 4• Të papërcaktuar – 4.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 10.891, numri i pacientëve të shëruar është 6,698, numri i viktimave është 493. Sipas buletinit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë bërë 1.621 teste të regjistruara janë 138 raste të reja të kovid-19, prej tyre më shumë janë në Shkup – 47 të infektuar të rinj.