Gjatë ditës së djeshme, deri në orët e pasdites në pjesën veriperëndimore të Greqisë janë regjistruar 9.920 rrufe prej të cilave pothuajse 7.000 mbi det, sipas të dhënave të sistemit për ndjekje dhe regjistri të rrufeve të Observatorit Kombëtar në Athinë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Moti i keq “Talja” që prej dje e përfshiu Greqinë, rezultoi me reshje të rrëmbyeshme të shiut në Detin Jon dhe në pjesën veriore të vendit.

Në ishullin e Korfuzit, për rreth 90 minuta kanë rënë 69 milimetra ujë.