Dikasteri për punë komunikacioni në Sektorin për polici të uniformuar pranë Byrosë për siguri publike, në koordinim me njësitë organizative për kontroll dhe rregullim të komunikacionit në territorin e shtetit gjatë korrikut dhe gushtit 2020 konstatoi 1.529 kundërvajtje të kryera nga persona të cilët ngasin motoçikleta.

Nga MPB informojnë se nga 1.529 kundërvajtjet e konstatuara, 326 pjesëmarrës kanë drejtuar motoçikleta pa leje vozitjeje, 154 pjesëmarrës me motoçikleta të paregjistruara dhe me validitet të skaduar të regjistrimit, 855 pjesëmarrës nuk kanë përdorur kapela mbrojtëse, ndërsa janë konstatuar edhe 121 kundërvajtje të tjera, të bëra nga kjo kategori e pjesëmarrësve në komunikacion.

Nga MPB kumtojnë se gjatë kontrolleve janë mbajtur 23 motoçikleta për konstatim të rregullshmërisë teknike, me ç’rast tek 12 motoçikleta janë zbuluar mangësi teknike , ndërsa një motoçikletë është mbajtur përkohësisht, e cila është lëndë e dyshimit për vepër të kryer penale.