Për momentin nuk ekzistojnë rekomandime për hapje edhe për vendet plotësuese, nëse del diçka e tillë sërish do ta shqyrtojmë, tha zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina në brifingun e sotëm me gazetarët, në lidhje me atë nëse Qeveria mendon ta zgjerojë listën me vendet e treta për hyrje në Greqi.

“Për momentin nuk ekzistojnë rekomandime për hapje për vendet tjera. Vërejmë rritje të pandemisë, të përgjithshme të planetit edhe në Evropë, sipas asaj në këtë moment nuk ekzistojnë rekomandime për hapje edhe për vendet plotësuese. Nëse del diçka e tillë sërish do ta shqyrtojmë”, tha Pecas.

Në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, zëdhënësi i Qeverisë greke sqaroi se në këtë fazë në Greqi ekzistojnë tre fusha që shkaktojnë brengë për koronavirusin.

E para është kalimi i vazhdueshëm i kufijve tokësor drejt vendeve ballkanike të grekëve dhe ato të cilët kanë leje qëndrimi, e dyta ka të bëjë me ahengjet në bare dhe klube nate, si dhe në dasma, pagëzime etj, ndërsa fusha e tretë është situata në mjetet transportuese.

Për rastin e parë tha se “disa vazhdojnë të hyjnë dhe dalin sikur të mos ndodh asgjë” dhe paralajmëroi masa plotësuese për kufijtë tokësor drejt Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bulgarisë dhe Greqisë, të cilat edhe ashtu janë të hapura vetëm për shtetasit grek dhe ato të cilët kanë leje qëndrimi.

“Kumtojmë se ndalesa për kalim prej orës 23:00 deri në 07:00 të mëngjesit, prej nesërmbrëma zgjerohet në vendkalimet tokësore që janë të hapura për kategorinë konkrete të qytetarëve, përveç Promahonas”, tha Pecas.

Masa konkrete tashmë është në fuqi në vendkalimin kufitar Kakavias me Shqipërinë, ndërsa prej nesër do të vlejë edhe për Evzoni (me Maqedoninë e Veriut), Kristalopigi (me Shqipërinë), Nimfea (me Bullgarinë) dhe Kipi (me Turqinë).

Pecas theksoi se java e ardhshme është e rëndësishme për rrjedhën e pandemisë në vend, sqaroi se do t’i ndërmarrin të gjitha masat plotësuese që janë të domosdoshme nëse për atë ekziston rekomandim nga ekspertët.

Duke e marrë parasysh atë që në disa pjesë të Greqisë ka numër të rritur të rasteve me Kovid-19, zëdhënësi i Qeverisë greke, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, nuk e përjashtoi mundësinë për vendosje të karantinave lokale, sepse, siç tha, “ajo është masë që në të kaluarën ishte zbatuar në mënyrë të suksesshme të kufizohet besueshmëria që virusi të përhapet në shoqëri dhe nëse është e nevojshme sërish do të ndërmerren edhe masa të tilla”.