Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska deklaroi se presin prolongim të fillimit të vitit shkollor me qëllim të harmonizimit ligjor të shkurtimit të kohëzgjatjes së orëve mësimore dhe mësimit onllajn.

Ajo theksoi se Shtabi kryesor i krizës ka kërkuar prej tyre si Ministri të japin rekomandime të caktuara dhe ka kërkuar t’i harmonizojnë planet, modelet dhe protokollet në pajtim me udhëzimet e tyre, megjithatë, siç tha, që të vemndoset mësim në distancë nga shtëpia, që të shkurtohen orët në 30 minuta për fillore, 35 minuta për arsim të mesëm nevojitet të bëhen ndryshime të ligjit.

“Nëse ne më 1 shtator do ta fillonim vitin shkollor Ligji thotë se duhet të zhvillohet mësimi në shkolla me kohëzgjatje të orëve prej 40 dhe 45 minuta. Meqenëse e dimë se për momentin si po zhvillohen marrëveshjet politike, negociatat, kemi Kuvend i cili akoma është jofunksional të sjellë ligje apo ndryshime ligjore, ne si Ministri tashmë po përgatisim ndryshime të ligjit të cilat do t’ia parashtrojmë Qeverisë, megjithatë konsiderojmë se deri më 1 shtator ata nuk mund të jenë sipas procedurave adekuate ligjore të votuara në Parlament dhe prandaj presim që afati për fillim të vitit shkollor do të prolongohet. Kjo nuk është asgjë e tmerrshme. Shohim se edhe në Kroaci prej 7 shtatorit fillon viti shkollor”, theksoi Naumovska në lajmet në TV Sitell.

Ajo theksoi se presin menjëherë pas formimit të qeverisë, Kuvendi, si prioritet t’i marrë këto ndryshime ligjore, plotësime, me qëllim diku nga mesi i shtatorit të kenë mundësi ta fillojnë vitin e ri shkollor.

“Dje Komisioni për sëmundje ngjitëse propozoi nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën të vijojnë mësim me prani fizike. Nëse kushtet epidemiologjike e lejojnë këtë, duke u nisur nga nevoja për zhvillim social dhe psikologjik të nxënësve, arsimim të më të vegjëlve, e dimë se sa është me rëndësi prania e nxënësve në shkolla, posaçërisht gjatë përfitimit të të gjitha shprehive të punës për mësim dhe socializim zë më të vegjëlve”, tha zëvendësministrja e Arsimit.

Ajo theksoi se konkretisht nxënësit në atë rast do ta kishin në disponim tërë ndërtesën shkollore, të gjitha hapësirat në shkolla me numër të zvogëluar të të gjithë nxënësve nga paralelet apo klasat më të larta.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, nëse janë në paralele më të mëdha, paralele më të shumta, arsyetoi ajo, do të ndahen në grupe më të vogla. Do të punojnë me orë të shkurtuara, me pushime të vogla në të cilat mësimdhënësi do të jetë së bashku me nxënësit në klasë, madje edhe në pushimin e madh.

“Ne sugjeruam që të jetë mësimdhënësi me fëmijët e paraleles, të jenë me maska do të ketë mjete dezinfektuese, do të ketë pushim midis grupit tjetër i cili duhet të vijë në shkollë gjatë së cilës do të bëhet dezinfektim i plotë i hapësirave shkollore, klasave, korridoreve, për shkak të mbrojtjes më të madhe midis dy grupeve dhe do të vazhdojë mësimi i mësimdhënësit me grupin tjetër”, tha Naumovska.

Ajo theksoi se shkollat do të kenë fleksibilitet për ta krijuar orarin, me qëllim që të mos ketë numër të madh të nxënësve të pranishëm në të njëjtën kohë në shkollë.

“Ajo që është duke i frikësuar si Komision i shëndetësisë ishte grupimi i nxënësve në oborrin e shkollës, në korridoret kur lëvizin, pasi shkolla të ndryshme kanë kushte të ndryshme për punë”, theksoi Naumovska.

Lidhur me mësimin tërëditor, ajo theksoi se rekomandimet e shtabit të krizave kanë qenë të organizohet mësim klasik, megjithatë, siç theksoi, nuk do të thotë se është përjashtuar mundësia për mësimin gjithëditor.

Ne si Ministri kemi protokolle se si mundemi dhe se si duhet të zhvillohet mësimi gjithëditor. Do ta ruajmë qëndrimin aty në ato shkolla ku do të mund të organizohet punë e sigurt, por nga të gjitha aspektet edhe për nxënësit, edhe hapësinor edhe kohore. Nëse e gjithë kjo do të ngelet dhe do të pranohet varet nga Shtabi i krizave dhe nga Qeveria”, potencoi zëvendësministrja.

Për nxënësit me sëmundje kronike, për nxënësit me sëmundje të rralla si edhe për të gjithë nxënësit me pengesa e që janë në paralele të rregullta në mësimin e rregullt, Naumovska deklaroi se ata i kanë kushtuar kujdes serioz dhe janë konsultuar me Shoqatën e personave me aftësi të kufizuara.

“I morëm që atje udhëzimet dhe që këtu e lëmë të hapur mundësinë që prindërit të prononcohen në formë me shkrim nëse janë që të ndiqet mësimi me praninë fizike ose mësim nga shtëpia me ndihmën e teknologjisë informatike. Edhe mjekët e tyre amë do t’u japin vërtetime, shënime me të cilat do të mund ta ndjekin mësimin nga shtëpia”, shpjegoi Naumovska.