Kuvendi i Serbisë sot do të mbajë mbledhje konstituive ku do të konfirmohen mandatet e deputetëve të zgjedhur.

Krahas konfirmimit të mandateve të deputetëve, është edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, zgjedhja e zëvendëskryetarit, emërimi i sekretarit të përgjithshëm dhe anëtarëve të trupave punues.

Zgjedhjet për deputetë të Kuvendit të Serbisë u mbajtën më 21 qershor, ndërsa Kuvendi serb ka 250 deputetë.