Diplomacia digjitale në rajon në praktikë më së miri e përdorin institucionet e Maqedonisë së Veriut, të cilat janë renditur më së larti dhe morën më së shumti pikë në analizën “Diplomacia digjitale në rajon 2020”.

Në analizën më të re të Diplomacisë digjitale, të përpiluar për periudhën e viteve 2017-2019, krahas metodave, që janë përdorur në analizën paraprake, gjegjësisht krahas përcaktimit të të dhënave sasiore për numrin e kanaleve të ndryshme të rrjeteve sociale, numri i ndjekësve dhe numri i popullatës dhe proporcionit të tyre, janë përdorur edhe parametra të caktuar cilësor.

Më së shumti pikë në renditjen sipas të gjitha kritereve, gjegjësisht 7.2 mori Maqedonia e Veriut, institucionet e së cilës, siç bëhet e ditur në analizën, kanë bërë përpjekje të konsiderueshme dhe kanë strategji të përpiluar mirë, me çka kanë treguar qartë se edhe në korniza rajonale diplomacia digjitale mund të praktikohet thuajse sipas standardeve botërore.

Pas nesh është Kroacia me shtatë pikë, e cila ka qenë kampione në analizën paraprake të vitit 2017. Sllovenia ka 6,8 pikë, Kosova 6,6 pikë, Serbia dhe Mali i Zi kanë nga 6,2 pikë, ndërsa Bosnja e Hercegovina katër pikë.

Tuiter urdhëresa e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, në mandatin e Nikolla Dimitrovit mori mirënjohje për urdhëresë rajonale të udhëhequr më së miri për diplomaci digjitale në periudhën e vëzhguar.

Në analizën më të re, mes tjerash është bërë edhe vlerësim i ueb-faqeve të ministrive të jashtme, komunikimeve në kanalet zyrtare, si dhe diplomacisë në kuptimin më të ngushtë, gjegjësisht sjelljes diplomatike dhe komunikimit diplomatik në kanalet e përmendura.

Me këtë analizë janë përfshirë Fejsbuku, Tuiteri, Instagrami, Periskopi, Likedini, Snepçeti dhe Jutjubi. Tik Toku paraqet hitin botëror në mesin e liderëve botërorë dhe organizatave ndërkombëtare dhe një numër i madh i tyre kanë çelur urdhëresa në këtë platformë të re, por ato rajonale ende nuk e kanë “zbuluar”.

Janë analizuar disa institucione: President, Qeveri, Ministri e Jashtme, ndërsa nga funksionet janë përfshirë president i shtetit, kryeministër, ministër i Jashtëm, si dhe individë të dalluar që praktikojnë diplomaci digjitale.

Objekt i analizës kanë qenë edhe ndjekësit e të a.q. urdhëresa të rrejshme, ndjekjet e ndërsjella të presidenteve të shteteve në rajon, ndërsa janë ndarë edhe mirënjohje digjitale për kontribut në diplomacinë digjitale.

Është vërejtur rritje në raport me numrin e përgjithshëm të ndjekësve, në raport me analizën paraprake në vitin 2017. Atëherë të gjitha vendet e analizuara kanë pasur gjithsej dy milionë e 238 mijë e 814 ndjekës në të gjitha urdhëresat zyrtare, ndërsa në këtë analizë të gjitha shtetet kanë pasur gjithsej rreth katër milionë e treqind mijë ndjekës.

Kriteri i parë sipas të cilit është bërë vlerësimi është pjesëmarrja e numrit të ndjekësve të urdhëresave zyrtare, me ç’rast institucionet e Kosovës kanë koeficientin 1,47 (në një ndjekës vjen 1,47 banorë), Kroacia ka 2,56, Maqedonia e Veriut me 4,34, Mali i Zi me 4,86, Sllovenia me 5,21, Serbia me 10,38 dhe Bosnja e Hercegovina 59,10.

Kriteri i dytë për vlerësim ka qenë spektri i rrjeteve të ndryshme sociale, që i përdorin urdhëresat zyrtare, me ç’rast Sllovenia ka urdhëresa në shtatë rrjete dhe platforma të ndryshme sociale, Kroacia ka gjashtë, Mali i Zi dhe Serbia në pesë, Kosova dhe Maqedonia në katër, Bosnja e Hercegovina në tri. Është interesante se sllovenët janë të vetmit që përdorin Snepçet për komunikim në diplomacinë digjitale.

Vijojnë tri kritere që janë renditur sipas vlerësimit dhe analizës subjektive të përmbajtjes, prej të cilave i pari është sjellja diplomatike, gjegjësisht përdorimi i urdhëresave dhe prezantim të ueb-faqeve për diplomaci digjitale në kuptimin më të ngushtë (përparësi u është dhënë diversiteteve, pajtimit, bashkëpunimit dhe ndërlidhjes më të mirë rajonale, narrativit pajtues dhe diplomatik, komunikim në gjuhë tjetër përveç asaj amtare dhe ngjashëm).

Në këtë kuptim institucionet e Maqedonisë së Veriut i kanë përdorur mediat sociale dhe urdhëresat e saj në to në përputhje me praktikën më të mirë diplomatike. Me komunikim të shkathët diplomatik dhe aktivitete diplomatike, institucionet tona kanë notën më të lartë nga të gjitha vendet e renditura, derisa institucionet e BeH-së janë në fundin e listës, duke marrë parasysh se përveç rasteve individuale, nuk është vërejtur ndonjë qasje serioze në këtë tematikë.

Janë renditur edhe shkathtësitë e komunikimit në rrjetet sociale, me ushtrimin e ekspertizës në cilësinë e përmbajtjes, e cila vendoset, por edhe rrezen e saj të përgjithshme të veprimit. Në këtë pikëpamje, thuhet në analizën, edhe një shembull shkollor të komunikimit paraqesin urdhëresat zyrtare të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në mandatin e ish-kryeministrit Zoran Zaev, e veçanërisht janë theksuar edhe urdhëresat e Ministrisë së Jashtme dhe të shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov.

– Porositë janë krijuar në atë mënyrë që i paraqesin qartë zhvillimet reale, nuk ka fotografi të mërzitshme të shtrëngimit të duarve gjatë pranive zyrtare, nuk ka kumtesa në stilin e mediave zyrtare, por në shikim të parë shihet prania e strategjisë së qartë të komunikimit. Profesionalisht dhe jo vetëm për korniza rajonale, praktikum i shkëlqyeshëm i diplomacisë digjitale është vërejtur në rastin me Maqedoninë e Veriut, theksohet në analizën.

Kriteri i fundit është vlerësimi i ueb-faqeve të ministrive të jashtme. Shtete të caktuara në botë vendosën mundësinë që përmes sajtit të bëhet kontaktimi me shtetin amë, të aplikohet për ripërpunimin e pasaportës së humbur ose ndonjë lloj tjetër të dokumentit të përkohshëm, ndërsa përveç kumtesave të rregullta në sajtet ekziston edhe mundësia e komunikimi për situatat e krizës. Përveç dizajnit është mësa e rëndësishme që sajti të jetë i dukshëm, thuhet në analizën, përgjegjës dhe të ofrojë informacione të mjaftueshme, si në gjuhën amtare, ashtu edhe në së paku njërën prej gjuhëve botërore. Nga tetë pikë për sajtet e ministrive të jashtme morën Maqedonia e Veriut, Kroacia, Sllovenia dhe Kosova, derisa për vendet tjera është konstatuar se duhet doemos t’i përkushtohen kësaj çështjeje më seriozisht.

Diplomacia digjitale është shprehje që paraqitet diku rreth vitit 2012, ndërsa vendet e zhvilluara si SHBA-ja, Rusia, India, Izraeli dhe Franca kaluan një rrugë të gjatë prej tentimeve taktike dhe qasjes amatore deri te përpilimi profesional i përmbajtjes digjitale në internet dhe në mediat sociale, me të cilat janë targetuar grupe qëllimore të opinionit të huaj në favor të realizimit të qëllimeve personale shtetërore, gjegjësisht strategjike. Diplomacia digjitale paraqet mishërimin digjital të fuqisë së butë, gjegjësisht prezantimin digjital të politikave publike dhe diplomacisë në përgjithësi. Esenca e diplomacisë është komunikimi, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për kumtimin e porosisë ose për pranimin e saj, e në esencë në rrjetet sociale dhe diplomacinë digjitale janë të dyja anët e monedhës.

– Me një numër të madh të përdoruesve të Internetit dhe veçanërisht të telefonave të mençur, rritet edhe numri i përdoruesve të rrjeteve të ndryshme sociale. Me vetë këtë përfaqësuesit e shteteve, organizatat joqeveritare ose ndërkombëtare nuk mund ta mohojnë ndikimin e madh që rrjetet sociale e kanë në krijimin e pasqyrës në shtetin personal dhe jashtë vendit. Kjo është njëra prej arsyeve për shkak të cilave duhet doemos të punojnë më mirë në përdorimin e potencialit të tyre në kuptimin e të praktikuarit të diplomacisë digjitale, konstatohet në analizën “Diplomacia digjitale 2020“.