Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko i mohoi raportet se ka ikur nga vendi pas protestave masive kundër sundimit të tij autoritar, lajmëroi agjencia e lajmeve “Belta”.

“Fillimisht, për të gjithë, do të doja të them se akoma jam gjallë, dhe nuk jam jashtë vendit, e kundërta e asaj që e thonë nacionalistët tanë. Sot është 14 gusht dhe ne jemi këtu të bisedojmë për punën e industrisë ndërtimore”, deklaroi ai.

Llukashenko i komentoi tentimet për tensione të shtuara mes punëtorëve në vend dhe paralajmëroi se grevat do të kenë efekt shkatërrues ndaj kompanive lokale në të ardhmen.

Ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së sot do të bisedojnë për situatën në Bjellorusi, ndërsa disa prej ytre bëjnë thirrje për sanksione kundër regjimit të Llukashenkos.

Në të njejtën kohë, kundërshtarja kryesore e liderit bjellorus në zgjedhjet presidenciale, Svetllana Tihanovska bëri thirrje për demonstrata masive, por të qeta në vend gjatë fundjavës.