Është liruar veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murtez Kastrati pasndalimit të tij nga Policia e Shqipërisë, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka thënë se me të lexuar njoftimin nga kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, rreth ndalimit të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murtez Kastrati, menjëherë ka kontaktuar homologun e saj në Shqipëri, Gent Cakaj.

T mobile In article 1

Siç njofton ministrja Haradinaj-Stublla, Cakaj ka vepruar shpejt dhe ka sqaruar që Kastrati është ndaluar për verifikim dhe liruar para dy orëve.

“Është e papranueshme se si Serbia shtiret ndërkombëtarisht për kinse ‘konstruktivitet’ ndaj Kosovës, ndërsa posa mbyllen dyert e të ashtuquajturit dialog, vazhdon veprimet ilegale kundër Kosovës”, ka thënë ministrja Haradinaj-Stublla.

Kryediplomatja kosovare tutje ka thënë se në bashkëpunim me Cakajn do të veprojnë conform kompetencave ligjore dhe kombëtare, për të mos lejuar “turpërimin dhe maltretimin e shqiptarëve para kërkesave të tilla jolegjitime dhe joligjore të Serbisë”, ka përfunduar ajo. /Insajderi.com/