Ndonëse me ditë të tëra paralajmërojnë negociata intensive pas konstituimit të Kuvendit më 4 gusht, partitë politike nuk zbardhin emrat e negociatorëve. Jo zyrtarisht mësohet se bisedimet do të zhvillohen mes nënkryetarëve të partive, por asnjë subjekt nuk konfirmon emrat konkret. LSDM-ja do të negociojë përmes nënkryetrëve Milla Caorska, Muhamed Zekiri, Damjan Mançevcki, Lupço Nikollovski etj. Nga ky subjekt thonë se janë të hapur për komunikim me të gjitha subjektet.

“LSDM-ja është e hapur për bisedime më të gjithë faktorët politik të cilët mbështesin rrugën Evropiane, rrugën përpara, të ekonomisë dhe drejtësisë”, thonë nga LSDM-ja.

Nga Lëvizja Besa, subjekt ky i cili në zgjedhjeve të 15 korrikut garoi në koalicion parazgjedhor më LSDM-në thonë se për itinerarin e negociatave dhe formatin e grupit negociator do të njoftohemi pas vendimit të marrë në organet e partisë. As VMRO-DPMNE-ja nuk ndan detaje mbi ekipin negociues. Partia e Hristijan Mickoskit jo zyrtarisht mësohet të ketë çështjen e negociatave brenda partisë, por pa caktuar emra konkret. Nga ky subjekt thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me partitë parlamentare.

BDI hesht për emrat e negociatorëve. Ndonëse zëdhënësi Bujar Osmani ditë më parë deklaroi se pas 4 gushtit ekipet negociuese do të fillojnë me punë, partia e Ahmetit nuk tregon emrat përmes të cilëve do të kërkojë pozitën e kryeministrit të parë shqiptar. Nga burime brenda BDI-së, lakohen emrat e Fatmir Besimit, Bujar Osmanit, Izet Mexhitit, Artan Grubit, Teuta Arifit etj.

T mobile In article 1

Ndërkohë koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Altenrativa nuk do të formojnë grupe për negociata derisa BDI të mos njoftojë se nuk ka arritur ta sigurojë pozitën e kryeministrit dhe të tërhiqet nga gara për të qenë pjesë e shumicës së re parlamentare.

“I kemi dhënë mundësi BDI-së që ta mbaj të vetmin premtim të dhënë para shqiptarëve e që është Kryeministri shqiptar. Nuk do të ishte serioze të bëjmë ekip negociues për sa kohë presim që ata ta mbajnë premtimin”, shprehen nga ASH&AAA.

Seanca konstituive është thirr më 4 gusht. Në mes të muajit gusht pritet besimi i mandatit nga presidenti ndaj kandidatit që arrin të siguron shumicën e votave në Kuvend, ndërsa në fund të muajit pritet votimi i Qeverisë së re./Alsat