Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit
për Punë të Brendshme Tetovë për periudhën
(05.08./06.08) për mos mbajtje të maskave mbrojtëse në
gjithsej për 73 persona (TE-55 dhe GV-18) janë përgatitur
urdhëra pagesa kundërvajtëse, sipas nenit 6 të Dekretit
përkatës të qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, për 16
persona (TE-0 dhe GV-16) janë përgatitur vendime të
reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe
Shëndetësor, kurse janë kryer kontrolle ndaj 641
personave (TE-288 dhe GV-353) me vendime të tilla dhe
nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin
e vendimeve.TS
……
Më 06.08.2020 në orën 01 e 40 minuta në Stacionin
Policor – Tetovë personat A.M. (24) dhe L.S. të dy nga
fshati Çelopek i Tetovës kanë denoncuar se më datë
05.08.2020 rreth orës 23 e 30 minuta derisa po lëviznin
me automjetin e tyre "Golf 6" me targa të Tetovës, në
rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, kanë qenë të goditur
qëllimisht me veturë ,,Passat” me targa të Tetovës të
cilën e ka drejtuar personi B.I. nga fshati Poroj, dhe më
pas kanë qenë të sulmuiar fizikisht nga B.I. dhe një
person tjetër nga fshati Poroj . Të njëjtën ditë rreth orës
00 e 15 minuta personi i denoncuar B.I. nga fshati Poroj,
në Stacionin policorë Tetovë ka raportuar se në afërsi të
një stacioni karburanti në fshatin Poroj, ka qenë i
sulmuar fizikisht nga personi A.M. dhe dy persona të
panjohur.
Pas udhëzimeve të Prokurorit Publik, janë marrë të
gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen dhe
dokumentimin e plotë të rastit, i cila do të pasohet me
parashtresë adekuate.TS

Më 05.08.2020 në ora 12.00 në Stacionin Policor-
Tetovë personi Z.K. (46) nga fshati Trebosh i Tetovës ka
raportuar falsifikim të një dokumenti, kundër personit
J.N. (50) nga fshati Reçicë e Vogël, i cili më 30.04.2020 ka
bërë një marrëveshje për marrje me qira të automjetit
"Golf 5 "me targa në Tetovës, pronë e denoncuesit dhe i
njëjti nuk e ka kthyer veturën deri më 30.05.2020, por
për shkak se ai nuk e ka kthyer veturën, por me një
marrëveshje tjetër për shitblerjeje të nënshkruar në
Noter, e ka rishitur në Shkup.
Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për
zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit,me ç'rast
do të përgaditet parashtresë adekuate.TS
……
Më 05.08.2020 në orën 12 e 10 minutanë rrugën “171”
në fshatin Reçicë e Madhe, një automjet i panjohur i cili
pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes ka
goditë një motoçikletë skuter “Filjang” me targa të
Tetovës të cilën e ka drejtuar B.A. (46) nga Tetova.
Motoçiklisti dhe pasagjeri i mitur 12 vjeçarë, janë
transferuar në Spitalin Klinik në Tetovë, për tu ofruar
ndihmë mjekësore.
Inspektimin në vendin e ngjarjes është kryer nga
ekipi i SPB- Tetovë.TS
……
Më 05.08.2020 në orën 20 e 45 minutan në bulevardin
“Iliria” përpara Shtëpisë së kulturës në Tetovë, vetura
“Opel Corsa” me targa të Tetovës e drejtuar nga Sh.Z.
(53) nga Tetova, ka goditur këmbësoret 67-vjeçaren E.A.
dhe 62-vjeçaren F.M. të dyja nga Tetova.
Këmbësoret e lënduar në këtë aksident janë dërguar
me autoambulancë në Spitalin Klinik të Tetovës për
trajtim mjekësor, ndërsa këmbësorja F.M. nuk është
ankua për lëndime trupore.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB
Tetovë.TS