Trifun Kostovski, akcioner në Bankën Eurostandard në konferencës e sotshme ka reaguar pas falimentimit të kësaj banke. Ai thot se vendimi I Bankës Popullore nuk është naiv por i planifikuar në nje afat të gjatë.

“Ky plan nuk është aspak naïve, por është një sulm I planifikuar për një kohtë të gjatë për bankën EuroSTandard. Arsyet nuk mund ti gjej, nuk mund të deportoj deri atje per një sjellje të tillë të Bankës Popullore. Ne ligjet e Bankës Popullore ka pasazhe per situata te ndryshme dhe Banka Popullore mund të ndihmojë bankat specifike për të dalë nga një situatë krize, gjë që banka jonë popullore nuk e bëri.”, tha Trifun Kostovski, akcioner në Bankën EuroStandar.

Akoma mbeten paqartsi për qytetarët që janë klient të Bankës EuroStandard e cila mbetet e bllokuar me qinda mijëra llogari. Qytetarët duhet të presin për të përfunduar të gjitha procedurat dhe transferimin e parave në një bankë tjetër. Nga Fondi për sigurim pensional dhe invalidor bëjnë thirje për pënsionistët të cilët që marrin pension përmes Bankës Eurostandard që më së voni deri më datën 21 gusht të këtij muaji të hapin llogari të reja bankare, përmes të cilit ata do të donin tu paguhen pensionet e tyre