Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), të dielën njoftoi se 12 pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 188 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të 462 mostrave.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime”, njoftojnë nga IKSHP.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Kosovë arrin në 327 . Kjo shifër një ditë më parë ishte 315.

IKSHPK njofton se janë shëruar edhe 142 persona, duke bërë që numri i të shëruarve të arrijë në 5,944. Raste aktive janë 3.976.

Sa i përket komuna, Prishtina prin me më së shumti raste, përkatësisht në kryeqytet janë regjistruar 28 raste të reja.

Kosova rastet e para me koronavirus i ka regjistruar më 13 mars.

Që atëherë, në Kosovë janë regjistruar 10,247 raste me koronavirusin e ri.