Këngëtarja Edita Aradinovic që këndon në gjuhën serbe ka befasuar fansat e saj në Serbi

Edita, e cila është e njohur për këngët e saj të zhanrit pop në Serbi ka pasur një bashkëbisedim sot me fansat e saj në InstaStory.

E në njërën prej pyetjeve që fansat e saj ja kanë bërë në InstaStory ishte edhe ajo për atë se a është shqiptare apo jo?

Në njërën prej pyetjeve që i është bërë asaj se “A është shqiptare?”, Edita është përgjigjur me “Po”.

Edita është njëra prej këngëtarëve më të njohura në Serbi të muzikës pop dhe kënga e saj e fundit “Slobodno me Rani” ka më shumë se 12 milionë klikime në youtube.