Kartelë vendore pagesore shfrytëzojnë 305 mijë qytetarë. Përfundimisht me 1 gushtin, janë lëshuar kartela me vlerë prej 26.7 milionë eurove, nga të cilat përdoruesit deri në atë datë kanë shpenzuar rreth 23 milionë euro. Këto janë mjete që janë injektuar në ekonominë e vendit duke blerë produkte dhe shërbime maqedonase, njoftoi sot në profilin e saj në Fejsbuk, ministrja e Financave, Nina Angellovska.

Me kartelat janë realizuar mbi 1.7 milionë transaksione. Pjesa më e madhe e tyre janë në markete (89 për qind), restorante dhe ushqim (pesë për qind) dhe tekstil, veshmbathje dhe këpucë (tre për qind).

Angellovska thekson se kartela pagesore vendore ka përfitime të disafishta për qytetarët dhe ekonominë. E mbështet konsumin privat, i mbështet prodhuesit vendas dhe veprimtaritë e shërbimit, kontribuon në stimulimin e veprimtarisë ekonomike dhe pagesa pa para në dorë.

Qytetarët-përdorues që nuk e kanë tërhequr #KartelëPagesoreVendore” të tyren ende mund ta bëjnë këtë deri më 15 gusht – kur edhe është afati i fundit të përdorimit të tyre”, përkujton Angellovska.