Buletini javor i Qendrës për shëndet publik nga Ohri që i përfshin komunat Ohër, Debërc, Strugë, Vevçan, Dibër dhe Qendër Zhupë tregon se në periudhën nga 25 deri më 31 korrik në laborator është diagnostifikuar prania e Kovid-19 tek 16 persona nga Ohri, 48 persona nga Struga dhe 16 persona nga Dibra.

Javën e kaluar nga gjithsej 263 materiale të marra për testime 185 janë mbledhur sipas indikacioneve epidemiologjike, ndërsa 78 materiale janë marrë gjatë testimit skrining me udhëzim nga mjeku amë.

T mobile In article 1

Në Ohër ka 84 raste aktive me Kovid-19, në Strugë 195, në Dibër 108. Në Ohër 37 persona janë shëruar, 43 në Strugë dhe 17 në Dibër, Javën e kaluar janë regjistruar dy raste të vdekjes lidhur me KOVID-19 dhe dy nga Komuna e Strugës.

Kur bëhet fjalë për bilancin e përgjithshëm nga fillimi i epidemisë në konkludim me ditën e djeshme KOVID-19 është regjistruar tek gjithsej 916 persona në këto komuna edhe atë 272 persona në komunën e Ohrit dhe Debërcës, 449 persona në Strugë dhe Vevçan dhe 195 në Dibër dhe Qendër Zhupë. Pacientë të shëruar nga Ohri janë 186, nga Struga 225, ndërsa nga Dibra dhe Qendër Zhupa janë shtatë persona, në Strugë 43, në Dibër dhe Qendër Zhupë pesë persona.