Kryengritësit jemenas huthët thonë se kanë rrëzuar një dron amerikan mbi rajonin Harad, në veri të Jemenit.

Në televizionin satelitor Al Mazir është emituar një incizim nga droni i rrëzuar, ndërsa sipas ekspertëve ushtarakë bëhet fjalë për fluturake të Arabisë Saudite.

SHBA-ja paraprakisht e akuzoi Iranin se i ka pajisur huthët me armë kundër aeroplanëve, e aftë të shkatërrojë drone. SHBA-ja më shumë se një dekadë shfrytëzon fluturake pa pilot në luftën me Al Kaidën në Jemen.