Mjeku pneumolog, Anibal Byberi, humbi jetën mbrëmjen e djeshme në spitalin e Sanatoriumit, duke u bërë mjeku i tretë në vend që vdes si pasojë e pandemisë.

Mjekja Silvana Bala ka treguar detaje të reja nga ndarja nga jeta e kolegut të saj. Ajo tha mjeku kishte 10 ditë që trajtohej në shtëpi sipas rekomandimit të mjekut me të cilin po konsultohej.

Bala tha se Byberi nuk ishte intubuar, por ka ndërruar jetë kur po intubohej, për shkak të parametrave jetësorë të cilat dukeshin në gjendje mjaft të rëndë.

“Anibali ka qenë një nga shokët e mi,. Ka kryer specializimin dhe punonte si mjek familje në Tropojë. Ka ardhur dje pasdite vonë. Kam një keqardhje dhe i përcjell familjes ngushëllimet e mua.

Ka qëndruar në shtëpi sipas rekomandimit të mjekut që e ka pritur 10 ditë. Kishte një peshë shumë të madhe. Dhe pacientet që shoqërohen me sëmundje të tjera, dhe vjen me vonesë është e vështirë t’a përballojnë sëmundjen. Kemi pasur jetë të humbura për shkak të obezitetit. Është tentuar të intubohet por ka humbur jetën. Ka ardhur me parametra shumë të rënda”, tha Bala.