Kërkesa e integristëve të Ali Ahmetit për kryeministër shqiptar ka për të zvarritur formimin e qeverisë së re. Ky është parashikimi I analistit politik Xhelal Neziri I cili në një prononcim për televizionin Klan Maqedoni thotë po ashtu për një qeverisje të qëndrueshme patjetër duhet pasur parasysh përvojën e hidhur kur nuk u përfill praktika e krijimit të qeverisë mes fituesve në të dyja blloqet etnike.

Analisti politik Xhelal Neziri, thotë se kundërshtitë politike mes Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit gjatë fushatës parazgjedhore po reflektohen tani kur në tavolinë është krijimi i shumicës parlamentare dhe konform kësaj edhe i qeverisë së re. Ndërkaq, heshtjen aktuale të kampeve partiake ai e shikon si pjesë të taktikës për matjen e pulsit të disponimit për krijimin e mazhorancë[s së re.

Neziri thotë se duhet mirëkuptuar edhe tentimet e palëve të interesuara që përmes spekulimeve nga më të ndryshmet të dobësojnë pozicionet negociatore të partnerit eventual. Në këtë vijë, ai pranon se treshja Zaev-Mickoski-Ahmeti do ta ketë të vështirë që të bëjnë realitet premtimet parazgjedhore pa bërë ndonjë kompromis në qëndrimet e afirmuara para, po edhe tani pas zgjedhjeve. Ndërkaq i pyetur se si e shikon pozicionin e partive shqiptare, përfshirë këtu dhe angazhimin e integristëve për kryeministër shqiptar, Xhelal Neziri, nënvizon se partitë e bllokut politik maqedonas duhet të respektojnë parimin e fituesit me fituesin, për shkak se anashkalimi i tij do të prodhonte një qeverisje të paqendrueshme:

T mobile In article 1

Çështja e kryeministrit shqiptar s’do mend se ka për të zvarritur krijimin e qeverisë për shkak se do të jetë e vështirë të arrihet një kompromis kur pozicionet janë të skajshme: Ahmeti, thotë Neziri, duket se nuk heq dorë nga angazhimi i tij, kurse LSDM e VMRO-DPMNE në kundërshtimin e kërkesës së integristëve mund të shkojnë edhe në përafrimin e qëndrimeve të tyre:

Sidoqoftë, Neziri parashikon se fundi i verës dhe fillimi i vjeshtës ka për të qenë tepër i nxehtë politikisht. Së këndejmi, për përafrimin e pozitave negociatore, si dhe herëve të tjera, përfundon ai, me rëndësi ka për të qenë edhe angazhimi i faktorit ndërkombëtar, përkatësisht i diplomacisë euro-amerikane.