Autoritetet kineze urdhëruan evakuimin e banorëve për shkak të tajfunit Hagupit, i cili me shpejtësi prej 90 km në orë po lëvizë drejt brigjeve lindore të Kinës.

Qendra meteorologjike kineze paralajmëroi se Hagupit do ta godasë bregun mes provincave Xhexhijang dhe Fuxhijan, ndërsa pasojat nga tajfuni do të ndjehen edhe në Shangai.

Në Fuxhian janë evakuuar lagjet peshkatare, përderisa pushimoret turistike janë mbyllur, ndërsa janë stopuar edhe punët ndërtimore.

Sezoni i këtij viti i tajfunëve është relativisht i butë edhe pse në qershor ishin goditur sistemet kryesore të lumenjve, me ç’rast në vërshime humbën jetën një numër i madh i personave, ndërsa mbi dy milionë u detyruan të evakuohen. Vërshimet e qershorit shkaktuan dëm prej shtatë milionë dollarëve.