Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Greqi, në zonën e Kalitheas.

Një 67-vjeçar ka goditur me sëpatë bashkëshorten e tij. Pasi e plagosi rëndë 57-vjeçaren, ai tentoi vetëvrasjen, por ndërhyrja e policisë ndaloi në kohë një tragjedi të mundshme.

Sipas mediave greke, 67-vjeçari në gjendje të dehur filloi të qëllonte me sëpatë bashkëshorten e tij, e cila i kishte kërkuar divorcin. Gruaja arriti të dalë nga shtëpia, por nuk iu largua dot ndjekjes së 67-vjeçarit, i cili filloi ta godiste sërish.

Pasi mendoi se gruaja kishte vdekur, ai e drejtoi sëpatën nga vetja duke u qëlluar në kokë disa herë.

Policia dhe banorët e zonës ndërhynë menjëherë, ndërkohë 57-vjeçarja është shtruar në spital për të mjekuar plagët.