Sonte rreth orës 21-00   në Reçicë të Vogël, vetura e tipit Citroen e parkuar para shtëpisë  është djegur totalisht. Ekipet e NJTKZ kanë arritur menjëherë ku kanë  intervenuar që mos të përhapet zjarri në shtëpi. SIç mëson TS ekipet e policisë ende po hetojnë se si ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit në veturën e parkuar. /TS/