Kuvendi tani më është konstituuar dhe vijon afati prej 10 ditëve për ndarjen e mandatit të mëtutjeshëm për përbërjen e Qeverisë, thotë kështu ministrja e Drejtësisë në largim Renata Deskoska.

“Mandati i deputetëve, në pajtim me Kushtetutën, vijon nga seanca konstituive. Nuk mund deputetët të kenë mandat në Kuvend të pakonstituuar. Kuvendi tani më është konstituuar në seancë konstituive”, njoftoi Deskoska në profilin e saj në Fejsbuk lidhur me debatin në opinion nëse Parlamenti është konstituuar në kushte kur nuk është zgjedhur kryetari i dhomës ligjdhënëse.

Lidhur me shembujt të cilët theksohen nga viti 2006 dhe 2016, ajo thekson se kur bëhen paralele mes dy rasteve duhet të bëhet llogari për aktet juridike të cilat vlenin në kohën e marrjes së veprimeve dhe gjatë kësaj i zbaton neni 9 nga Rregullorja e sjell në vitin 2002 i cili vlente në vitin 2006 kur presidenti Branko Cërvenkovski ia ndau mandatin për përbërjen e qeverisë, mandatarit Nikolla Gruevski dhe neni 9 nga Rregullorja e sjell në vitin 2008, siç thotë, pa pjesëmarrjen e opozitës me akt të njanshëm të shumicës qeveritare, në bazë të së cilit është sjell mandati në vitin 2017.

Sipas saj, është e nevojshme sjellje e rregullores së re që të parandalohen situatat e jokushtetutës, paligjshmërisë dhe sjelljes së jashtë rregullores si nga “e hëna e zezë” nga dhjetori i vitit 2012.

Sa i përket interpretimit të Kushtetutës dhe Rregullores rreth çështjeve të ndryshme, për fat të keq, vlerëson Deskoska, tregohet mungesa e njohjes së teknikave dhe metodave të interpretimit të normave juridike nga ana e shumicës, duke i përfshirë edhe juristët.

“Viteve të fundit si ministër jam përballur me interpretime shumë absurde dhe zbatime të ligjeve nga ana e administratës! është koha që të gjithë ato ligje të cilat krijojnë interpretime dhe praktika jofunksionale dhe absurde t’i ndryshojmë! Ndërsa ato janë në të gjitha fushat! Na duhet sistem i qartë, funksional dhe logjik! Por, gjithashtu na duhet arsim i drejtë i cili do t’i mësojë gjeneratat e ardhshme si interpretohen normat, arsim i cili nuk do ta shqetësojë logjikën”, porosit ministrja e Drejtësisë Deskoska.