LSDM hedh  poshtë informacionet e Kanal 5 për arritjen e marëveshjes me BDI-në  për Kryeministrin .

‘Nuk është e vërtetë se në bisedimet mes LSDM-së dhe BDi-së është arritur marëveshje për postin e kryeministrit sipas parimit .Gjithashtu , nuk është e vërtetë se është arritur çfarëdo  zgjidhje personale dhe ndarje të resoreve.

LSDM është në shërbim të mediave , dhe pret që në frymën e gazetarisë profesionale , për çfarëdo çështje , të kërkojnë konfirmim zyrtar ose qëndrim  nga partia para se të publikohet – thonë nga LSDM, dhe shtojnë se në rast se arrihet marëveshje do të informojnë opinionin e gjërë.